E pazakontë: Gani Geci flet në emër të së bijës deputete, tregon si do të votojë ajo

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 15:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gani Geci, babai i deputetes Marigona Geci-Lala, ka dalë para medieve dhe e ka prezantuar qëndrimin e bijës së saj, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku po mblidhen  nënshtrimet për mocionin për rrëzimin e Qeverisë, Gani Geci ka thënë se familja Geci, sikur është shprehur ai, voton pro rrëzimit të Qeverisë.

” Unë e pyeta ajo tha se prononcimi i saj në media ka qenë ndryshe nga ajo që është thënë në media. Marigona është pro nënshkrimit të mocionit dhe shkarkimit të gjithë atyre që luan me LDK-në dhe ShBA-të dhe kundër një koalicioni me PDK-në. Do të thotë nënshkrimi i saj nuk mund të përdoret për një koalicion të mundshëm me partnerët më pastaj me PDK-në”, ka thënë ai.

Sipas tij, ShBA-të vendosin për Kosovën dhe se ata që kanë krijuar probleme politike nuk duhet të udhëheqin më me vendin.

“Marigona Geci dhe gjithë familjaret kanë thënë se nuk e votojnë një koalicion me PDK-në dhe qëndrojmë prapa atyre dhe nuk e votojmë asnjëherë… mocioni mund t’i hap rrugë secilit koalicion, por mund të hap rrugë edhe për koalicion me AAK e Nismën.. tash a mjaftojnë numrat, një numër është kundër, i vajzës time… asnjë koalicion me PDK nuk e voton në asnjë formë”, ka shtuar ai.

Gani Geci është aktivist i vjetër i kësaj partie, ish-deputet dhe që gëzon përkrahje të madhe, sidomos në rajonin e Drenicës.

E bija e tij, Marigona është e martuar në Viti, qytet ky i cili gjendet në karantinë, për shkak të pandemisë së Coronavirusit.

Të ngjashme