“E pranoj përgjegjësinë” – Gërvalla flet për anglishten “skandaloze” në postimin e ministrisë

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 11:24 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka folur për postimin në gjuhën angleze, në të cilin si shenjë reagimi ndaj arrestimit të gazetarit bjellorus Roman Prostasevich, kërkohej nga ShBA-ja e BE-ja që të veprohej ndaj Rusisë.

MPJD-ja ka marrë kritika lidhur me nivelin e gjuhës angleze të përdorur, raporton Ekonomia Online.

Gërvalla tha se merr përgjegjësinë për atë postim dhe se teksti është përmirësuar.

“E marrë përgjegjësinë politike për atë Tweett. Përpjekja për të futur në 270 shkronja, ka shkaktuar një tekst pa lidhëse pra e marr përgjegjësinë, e kemi marrë të njëjtin tekst dhe e kemi shtuar lidhësat që kanë munguar dhe mendoj se e kemi kuptuar dhe në të ardhmën të mos ndodh asnjëherë”.

“Nuk kam çfarë të zbukuroj, ashtu është. E kemi marrë të njëjtin tekst, e kemi zgjeruar në fjalor. Ndërkaq për ‘Kosova e fortë, Kosova synon’, dëshiron dhe do të jetë gjithmonë në anën e aleatëve të saj”.

“Por ai mesazh dëshiron të tregojë që Kosova qëndron pranë aleatëve të saj, e këtë e kemi dëshmuar edhe në vendime të tjera të Qeverisë. Asaj që ka ndodhur në aspektin gjuhësor, nuk kam çfarë të them se s’kam nevojë ta zbukuroj sepse ashtu është”.

“Nuk di se çfarë do mund t’i shtoja kësaj. Gjashtë apo tetë sy, shohin më shumë se katër sy. Prandaj në të ardhmen do të ketë më shumë sy që do t’i kontrolloj këto. Rreth kësaj teme nuk e di çfarë do t’i shtoja”.

Ky sqarim erdhi pasi deputetja Ariana Musliu-Shoshi ka pyetur ministren Gërvalla lidhur me këtë postim.

“Ne të gjitha këto i kemi pasur edhe në legjislaturën e kaluar. Skandali i fundit në Twitter i një anglishte skandaloze dhe aty mos keni pretenduar se Kosova me qeverinë tuaj se Kosova është me e fortë se perëndimi dhe ju po e merrni barrën i për të sfiduar Rusinë”.

Të ngjashme