E prekur nga COVID-19, Eliza Hoxha e kënaqur me kujdesin që po tregohet ndaj saj

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila ka rezultuar pozitive në testimet për COVID-19, ka thënë se Shtabi Emergjent i Komunës së Prishtinës po tregon kujdes ndaj saj, duke e telefonuar për të parë se si e ka gjendjen shëndetësore

Hoxha ka shkruar në Facebook se kjo është hera e dytë brenda javës që Shtabi Emergjent i Komunës së Prishtinës e ka telefonuar.  

“Është hera e dytë sot brenda javës që marr telefonatë nga shtabi emergjent i Komunës së Prishtinës për me pa se si jam dhe a kam nevojë për ndonjë gjë. Unë nuk kisha nevojë për asgjë – më mjaftoj kujdesi i qytetit ndaj qytetarit- ndjenjë shumë e mirë…por për familje e persona të tjerë mund të jetë jetike kjo ndihmë”, ka shkruar Hoxha.

Ajo ka shtuar se Komuna e Prishtinës po përkujdeset për të gjithë qytetarët me COVID-19.

“Ky shtab tash sa kohe përkujdeset njësoj për të gjithë qytetarët me COVID në Komunën e Prishtinës. Dua t’i përgëzoj për punën që po e bëjnë për qytetaret në Pandemi”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Të ngjashme