E vërteta për vrasjen e Ivanoviqit do t’i dhembë dikujt

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 23:13 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të zbulohen autorët e vrasjes së udhëheqësit të partisë SDP, Oliver Ivanoviq, dhe se e vërteta do t’i dhembë dikujt.

Në një intervistë për televizionin N1, i pari i Kosovës ka vlerësuar se motivet prapa krimit kanë qenë të natyrës kriminale.

“Hetimi rreth vrasjes së Olliver Ivanoviqit po vazhdon, deri më tani nuk ka indikacione për një rast të motivuar politikisht, por informatat e para sugjerojnë motive kriminale, mafioze”, ka thënë Thaçi.
“Ne do të bashkëpunojmë me autoritetet serbe, në mënyrë që të marrin informata të duhura”, ka theksuar presidenti kosovar.

“E vërteta do të dalë, ndonëse dikujt do t’i dhembë”, ka paralajmëruar Thaçi.

Sipas presidentit të Kosovës, këto janë të dhëna paraprake nga autoritetet hetuese.

“Nuk mund të them më shumë, institucionet relevante do t’i japin rezultatet e tyre. Megjithatë, mund të bëhet fjalë për struktura kriminale të lidhura me qarqe të caktuara politike”, ka deklaruar Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme