EBA mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po vazhdon lobimin sistematik me homologë të tij në kuadër të Samitit të Frankofonisë, i cili po mbahet në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, më qëllimin e sigurimit të një mbështetje të gjerë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatata Ndërkombëtare.

Në funksion të këtij qëllimi, ai sot ka zhvilluar një takim me Ministrin e Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zaki Anawar Nusseibeh, me të cilin ka diskutuar në lidhje me avancimin e bashkëpunimit bilateral në të gjjtha fushat e interesit të përbashkët; shkëmbimin e përvojave në mes dy vendeve; bashkëpunimin ekonomik; si dhe në lidhje me mbështetjen për anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare dhe agjendën multilaterale.

“Zhvillova një takim konstruktiv dhe shumë përkrahës me Ministrin e Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zaki Anawar Nusseibeh, me të cilin diskutuam avancimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat e interesit reciprok; shkëmbimin e përvojave në mes dy vendeve, bashkëpunimin ekonomik, si dhe mbështetjen për anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare dhe agjendën multilaterale”, ka thënë kryediplomati kosovar, Pacolli.

Numri dy i Qeverisë, gjatë qëndrimit dhe pjesëmarrjes në Samitin e Frankofonisë në Jerevan ka takuar disa Ministra të Punëve të Jashtme nga shtetet anëtare të kësaj Organizate, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit reciprok si dhe sigurimin e mbështetjes për anëtarësim e vendit tonë në Organizata Ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme