Edhe 10 ditë kohë për VV-në dhe LDK-në, ndryshe vendi shkon në zgjedhje

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Data e mbajtjes se seancës Konstituive është caktuar nga Presidenti i Kosovës të jetë 26 dhjetori, ndërsa koalicioni në mes të VV-së dhe LDK-së nuk po duket që është afër, dhe një dështim i tyre për të bashkëqeverisur shumë lehtë mund ta qoj Kosovën në zgjedhje të reja.


Dështimi i mbledhjes së Kuvendit caktuar nga Presidenti me datën 26 dhjetor do të dërgonte Kosovën në zgjedhje të reja.

“Nëse dështon marrëveshja politike dhe nuk bëhet konstituimi i Kuvendit atëherë do të shkonim në zgjedhje të reja”, thotë njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka.

Nëse kjo mbledhje konstatohet nga Presidenti se ka dështuar, hatëre vendi shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

LDK dhe VV, kanë zhvilluar një varg bisedimesh e takimesh, por një marrëveshje për bashkëqeverisje nuk po shihet të jetë afër.

Posti i Ministrit të Brendshëm po del të jetë problematikë, i përfolur për këtë post është avokati dhe ish këshilltari i Isa Mustafës, Besnik Berisha, mirëpo nuk po del të jetë i pranueshëm për VV’në, të cilët e kanë refuzuar emrin e tij për ketë post.

Gjithashtu, posti i Presidentit po del të jetë shumë problematik, LDK ka insistuar nga fillimi që ju takon atyre, edhe sonte në një debat politik e ka përsëritur, kryetari i Pejës, Gazmend Muahxherri, i cili bëri të ditur se për postin e Presidentit, me VV’në jemi pajtuar para zgjedhjeve.

Por ndryshe kanë deklaruar Vetëvendosje, të cilët nuk po dëshirojnë që ky post të jetë pjesë e pazareve politike.

Ndryshe, vetëm edhe 9 ditë kanë mbetur nga mbajtja e seancës konstituive, mbetet të shihet se a do jenë të gatshme VV dhe LDK që gjerë atëherë të formojnë koalicion.

Presidenti Thaçi siç i takon me ligj e ka vendosur që Legjislaturën së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërras më datën 26 dhjetor, në orën 15:00.


Të ngjashme