Edhe Dhurata Hoxha i bashkohet aksionit “Mbill një pemë”

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas sfidës së shprehur nga aksioni “Mbill një pemë”, është përgjigjur duke mbjell një pemë sot në oborrin e organizatës “Handikos”, me mesazhin e rëndësisë së gjithëpërfshirjes së personave me nevoja të veçanta në shoqërinë tonë.

Ministrja Hoxha ka shkruar se duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për përfshirjen e tyre të plotë dhe të barabartë në të gjitha sferat e jetës.

“I bashkohem fushatës vetëdijsuese për mbrojtjen e ambientit duke mbjellë pemën në oborrin e organizatës “Handikos” dhe duke përçuar mesazhin e rëndësisë së gjithëpërfshirjes së personave me nevoja të veçanta në shoqërinë tonë – si vlerë e shtuar e shoqërisë.

“Ne duhet të bëjmë përpjekje më të mëdha për përfshirjen e tyre të plotë dhe të barabartë në të gjitha sferat e jetës”.

“Për të vazhduar sfidën e mbjelljes së një peme, nominoj zonjat: Natalyia Apostolova, Blerta Deliu-Kodra, Feride Rushiti, Valdete Idrizi dhe Afërdita Mikullovci”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme