Edhe Donika Gërvalla po hetohet nga Anti-Korrupsioni, dyshohet se fshehu biznesin e saj në Gjermani

Prishtinë | 18 Mar 2022 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Kundër Korrupsionit ka iniciuar procedurë para-hetimore edhe ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për shkak të dyshimit se nuk e ka raportuar se ka në pronësi një kompani biznesi në Gjermani.

Po ashtu, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar javë më parë se në një hulumtim të tyre ka rezultuar se Gërvalla pos që nuk e ka deklaruar se posedon biznes në Gjermani, nuk ka treguar në AKK as se është drejtoreshë e një fondacioni në Kosovë dhe as nuk ka deklaruar pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj.

“Lidhur me rastin e adresuar, Agjencia Kundër Korrupsionit është zhvillim e sipër të procedurës së hetimeve paraprake të mbledhjes, hulumtimit dhe analizimit të dokumentacionit dhe informacioneve të tjera, relevante për rastin”, ka njoftuar mediat, në një përgjigje, AKK-ja.

Nga ana tjetër, së fundi AKK ka bërë kallëzim penal për ministren e Industrisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Rosetta Hajdari, e cila dyshohet se nuk kallëzoi apo kallëzoi rrejshëm pasurinë, të ardhurat dhe dhuratat.

Të ngjashme