Edhe Jakup Krasniqi kërkon dorëheqjen e qeverisë

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 20:31 | Nga

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj lajmit se nesër Serbia do ta lëshojë në qarkullim linjën hekurudhore Beograd-Mitrovicë.

“Marrëveshjet e Thaçit e të Mustafës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë? Shikoni ku përfunduan?! Përfunduan në kthimin e Serbisë në Kosovë. Qytetarët duhet ta shikojnë se çfarë prodhuan, marrëveshja e 19 prillit 2013 dhe ajo e 25 gushtit 2015. Për marrëveshjen e 19 prillit deputetëve u pata thënë: ‘Kjo marrëveshje kështu si është, është e papërfunduar dhe nuk kemi mundësi të dimë se çka po votojmë’. Megjithatë marrëveshja i mori mbi 85 vota. Nuk e di sesi ndihen sot, ata që e votuan. Nuk besoj që duhet ndonjë dëshmi tjetër, për dorëheqjen e kësaj qeverie”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme