Edhe Kastrati i PDK-së i kishte blerë batanije Kurtit, plani iu prish nga PSD-ja

Prishtinë | 25 Dhj 2021 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, dje ia kishte blerë një batanije kryeministrit Albin Kurti për t’ia dhënë në Kuvend gjatë seancës.

Megjithatë planin për befasi ia kishin prishur aktivistët e PSD-së, të cilët kishin vendosur një numër të madh batanijesh në vend të flamujve të Kosovës përpara ndërtesës së Qeverisë.

“Une sot ja bleva Kurtit këtë batanije në “BABY SHOP” me ja jep në parlament, por më shkoj huq se PSD paska investuar më shumë se unë dhe ja paska vendos para Qeverisë disa batanije me dimensione shumë më të mëdha se e imja…nejse, me rëndësi është me pas me çka me u nxe ky djaloshi”, ka shkruar dje Kastrati në Facebook.

Të ngjashme