Edhe koalicioni AAK-PSD dorëzon në KQZ listën me kandidatë për deputetë

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 23:42 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Edhe koalicioni AAK-PSD ka dorëzuar n[ KQZ listën me kandidatë për deputetë, raporton EkonomiaOnline.

Lulzim Lecaj nga kjo parti njoftoi se listës i prinë Ramush Haradinaj ku përfundon me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti.

“Sapo kam kryer procedurat ligjore që janë për dorëzimin për certifikim të subjektit që garojnë në këto zgjedhje si AAK – PSD 100 përqind Kosovës. Kësaj liste i prin kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe përfundon me 110 me Shpend Ahmetin, besojmë që në këtë listë të ketë profesionistë të zotë dhe politikanë të mençur”.

Leci tha se Shkumbin Demalijaj dhe Pal Lekaj janë në listën për deputetë ani pse këta dy kanë aktakuza publike, madje Demalijaj ngarkohet me dy aktakuza për veprën penale kanosje.

“Lista që kam dorëzuA sot përmbush të gjitha kriteret ligjore dhe është e denjë për tu ofruar tek qytetarët e Kosovës. Në listë janë edhe Pal Lekaj dhe Shkumbin Demalijaj por kjo nuk paraqet kundërshtim në aspektin ligjor”, tha Leci.

LEXO EDHE:

Të ngjashme