Edhe Kurti i përgjigjet ftesës së Tahirit për pjesëmarrje në seancën e Kuvendit

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në seancën ku do të diskutohet për menaxhimin e pandemisë dhe sigurimin a vaksinës anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili para seancës së Kuvendit ka shkruar në rrjete sociale se Qeveria nuk do të duhej të kishte asnjë prioritet tjetër pos kësaj çështje.

Tahiri në Facebook ka shkruar se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot duhet të shkojnë në seancë të Kuvendit.

Të ngjashme