Edhe LDK e çon në Kushtetuese Ligjin për KPK-në, Zemaj: Amendamentet duket se janë kundërshtim me Kushtetutën

Prishtinë | 01 Kor 2022 | 15:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar për vlerësimin e Kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës

Deputeti i LDK, Armend Zemaj, ka thënë se opozita nuk pajtohet me Projektligjin për për ndryshimin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, andaj kanë kërkuar mendim nga ana e Kushtetutës.

“Në emër të deputetëve nënshkrues kemi proceduar një kërkesë për ligjshmërinë dhe ligjet për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe nuk pajtohemi me mënyrën si ka ardhur. Amendamentet duket se janë kundërshtim me Kushtetutën. Interferimet janë jo të shëndetshme në demokraci por edhe për pavarësinë e gjyqësorit qe po tentohet të sigurojnë në mënyrë demokratike dhe pa ndërhyrje dhe pa atë që e quajmë kapje institucionale të këtij institucioni të rëndësishëm”, tha Zemaj.

Të ngjashme