Edhe LDK-ja nis trendin e AAK-së për bashkëbisedim me qytetarët

Prishtinë | 10 Sht 2022 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar bashkëbisedim me qytetarët, njëjtë siç  kohët e fundit ka vepruar partia tjetër opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur ish-kryeministri  Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ku tha se me qytetarët do të bisedojnë në lidhje me sfidat në të cilat po kalojnë.

Në javët në vijim, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në qytete e fshatra për të biseduar me qytetarë dhe me biznese. Do të dëgjojmë secilin. Do të bisedojmë për sfidat nëpër të cilat po kalojmë në vitin e dytë të qeverisjes së majtë dhe për qasjen tonë në adresimin e këtyre sfidave”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Të ngjashme