Edhe ministri Xhelal Sveçla do të vaksinohet sot me AstraZeneca

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Pas ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, kundër COVID-19 me vaksinën AstraZeneca do të vaksinohet sot edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton Gazeta Express.

Sveçla do të vaksinohet në orë 16:00.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

Ai ka ftuar qytetarët që të aplikojnë e të vaksinohen kundër këtij virusi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Duke ndjekur udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe aplikacionit e-Kosova, kam aplikuar dhe kam caktuar terminin për tu vaksinuar.

Sot në ora 16:00 do të jem në Sallën 1 Tetori për të marrë dozën e parë të vaksinës të llojit AstraZeneca, e aprovuar nga OBSH.

Ftoj të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret e vendosura nga MSh, të aplikojnë dhe të vaksinohen pasi kjo do të përshpejtojë normalizimin e jetës sonë.

Të ngjashme