Shefi i Grupit Parlamentar, Bilall Sherifi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se, NISMA Socialdemokrate ka dorëzuar nënshkrimet e deputetëve për mbajtjen e seancës më 22 gushtë të këtij muaji,raporton EkonomiaOnline.
Sherifi tutje ka thënë se është i bindur se në legjislaturën e VII-të kjo parti do të jetë e përfaqësuar me më shumë se 10 deputet.
Sipas marrëveshjes mes partive politike Grupi Parlamentar i NISMA-s Socialdemokrate sot i dorëzoi nënshkrimet e deputëve për mbajtjen e seancës të caktuar për 22 gusht 2019. Në këtë seancë të fundit deputët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të votojnë marrëveshjen ndërkombëtare të IPA-s që i sjell shtetit rreth 90 milionë euro nga BE-ja si dhe për shpërndarjen e legjislaturës së VI.
Shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, me bindje të plotë se në legjislaturën e VII, NISMA Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me 10+deputet!