Edhe Nisma mbështet rezolutën e AAK-së

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 11:59 | Nga Jehona Zhuniqi

Deputeti i Nisma-s, Zafir Berisha, thotë se kjo parti e mbështetë rezolutën e AAK-së për Ramush Haradinajn.

Ai thotë se ka ardhur koha që Qeveria të ndryshojë qasje karshi Serbisë dhe të dëshmojë se është shtet, raporton Ekonomia Online.

“Mendoj se mazhoranca duhet të ndryshojë qasje në raporte Serbinë dhe dalëngadalë të ndryshojmë si shtet”, ka thënë ai.

Kuvendi ka shkuar në pauzë për gjysmë ore për të nxjerrë një tekst të përbashkët për Rezolutën për Ramush Haradinajn.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme