Edhe një bastion i LDK-së rrezikon të mposhtet

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 22:35 | Nga Ekonomia Online

Numërimet e votave të qytetarëve të Kosovës ende po vazhdojnë.

Në rezultatet të cilat i ka publikuar KQZ për komunën e Podujevës, LDK ka marrë 39.09 për qind të votave.

Partisë së Isa Mustafës iu ka afruar Lëvizja Vetëvendosje me 34.59 për qind.

Pas saj renditet PDK me 17.04 për qind të votave.

Vlen të theksohet se Podujeva është një ndër bastionet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të ngjashme