Edhe një dështim në seancën gjyqësore ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Prishtinë | 23 Sht 2016 | 19:37 | Nga

Sërish ka dështuar seanca gjyqësore ndaj zyrtarëve e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në rastin e rrokullisjes së veturave të EULEX-it.

Në këtë seancë, të pranishëm kanë qenë vetëm 3 nga të akuzuarit, përderisa në këtë rast janë gjithsej 27 persona të akuzuar.

Ky është shkaku që gjyqtari i rastit, Vesel Ismajli, ka shtyrë rastin për datën 26 të muajit të ardhshëm.

Zyrtarë e aktivistë të Vetëvendosjes akuzohen për huliganizëm për rastin e vitit 2009, kur në kundërshtim të një marrëveshjeje që EULEX-i kishte nënshkruar me shtetin e Serbisë, kishin rrokullisur disa vetura të misionit evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme