Edhe një gazetar i bashkohet AAK-së

Prishtinë | 21 Maj 2017 | 13:05 | Nga

Gazetari shumëvjeçar, Asllan Bajrami, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Bajrami vjetëve të fundit ka punuar si korrespodent në Tiranë i televizionit publik.

Ai, në një konferencë për media, bashkë me liderin e Aleancës, Ramush Haradinaj, ka pohuar se aderimin s’e ka bërë për poste e benefite personale, porse thjeshtë i beson Haradinajt dhe e përkrahë për kryeministër.

“Jam treguar i gatshëm t’i përgjigjem njeriut të madh. Tek kryeministri i ardhshëm shoh një vizion të qartë. I jam shumë mirënjohës për gjithçka që ka bërë për Kosovën. Kryeministri Haradinaj ka të gjitha atributet; e ka dijen, qartësinë dhe guximin”, tha Bajrami.

Para fillimit të fushatës, partisë sl Haradinajt iu bashkuan dhe gazetarët Halil Matoshi e Arbër Vllahiu, kurse më herët pjesë e këtij subjekti ishte bërë dhe Muharrem Nitaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme