Edhe një kandidate tjetër i bashkohet Daut Haradinajt

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Kandidatit për kryetar nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, ka shprehur dëshirë t’i bashkohet Alberta Bince.

Ajo ka thënë se e sheh të domosdoshme kyçjen e saj në politikë pasi që komunës së Prishtinës i duhet ndryshim rrënjësor.

Bince, po ashtu tha se Aleanca, i cili ishte i vetmi subjekt politik që i hapi dyert dhe ishte e gatshme të dëgjojë hallet tona si qytetarë të kryeqytetit.

“Si prishtinase, mendoj se pikërisht tani është koha e duhur për kyçjen time në jetën politike duke u bërë pjesë e garës për Asamblenë Komunale në Prishtinë.

I falënderohem Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili ishte i vetmi subjekt politik që i hapi dyert dhe ishte e gatshme të dëgjojë hallet tona si qytetarë të kryeqytetit”, ka treguar Bince.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme