Edhe një parti tërhiqet nga gara në Skenderaj, mbështet Bekim Jasharin

Prishtinë | 26 Gus 2017 | 12:05 | Nga

Kryetari i degës së partisë Fjala në Skenderaj, Berat Dajaku, ka shprehur mbështetjen në emër të kësaj dege për kandidatin për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin, anëtarin e familjes heroike Jashari.

“Kemi nderin dhe kënaqësinë që një anëtar nga familja e Komandantit tonë Legjendar Adem Jashari të udhëheqë me Komunën tonë në katër vitet e ardhshme, po ashtu kërkoj nga qytetarët e komunës tonë t’i japin mbështetjen e pa rezervë kandidatit për kryetar të Skenderajt Bekim Jashari”.

Përndryshe, FJALA në Skenderaj kandidon në këto zgjedhje lokale me listën e kandidatëve për asamble konunale. Kësaj liste do ti prijë kryetari i degës së FJALËS, Berat Dajaku

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme