Edhe shefi i kabinetit të ministres Gërvalla përzihet në konfliktin BE-Lukashenko

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 00:27 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, përmes një shkrimi sot ka kërkuar nga NATO, SHBA-ja dhe BE-ja të marrin masa ndaj ngjarjeve të fundit të arrestimit të gazetarit bjellorus, duke akuzuar Putinin. Edhe shefi i Kabinetit të ministres Gërvalla, Sharr Jakupi, ka disa fjalë për të thënë lidhur me këtë ngjarje.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ua ka bërë të qartë NATO-s, SHBA-së dhe BE-së se “Kosova është gati”, duke kërkuar nga ata të veprojnë lidhur me ngjarjet e fundit të arrestimit të gazetarit bjellorus.

Mirëpo, pas MPJ-së, edhe Shefi i Kabinetit të ministres së jashtme, Donika Gërvallës, Sharr Jakupi përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se këtë e konsideron shpallje lufte.

“Këtë e konsideroj shpallje lufte. BE-ja nuk mund të lejojë që diktaturat e huaja të rrezikojnë lirinë e lëvizjes në Evropë; në mënyrë që t’i heshtin gazetarët”, ka shkruar Sharr Jakupi.

Të ngjashme