Edhe Thaçi sikurse Haradinaj: Tranzicioni i FSK-së po bëhet në koordinim me ShBA

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 18:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti, Hashim Thaçi, thotë se tranzicioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, përmes ndryshimeve ligjore, po bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

“Jemi shumë afër kohës së tranzicionit të FSK-së në ushtri përmes ligjeve përkatëse, një rrugë shumë e gjatë e bërjes së Kosovës me ushtrinë e saj. Ky proces do të jetë unifikues për politikën dhe qytetarët e Kosovës. Ky tranzicion do të bëhet në koordinim të plotë me NATO-n,” është shprehur Thaçi në një konferencë për medie, pasditën e së dielës.

LEXO Edhe: Thaçi: Për vizitën në veri nuk kam marrë aprovim nga askush, dënoj sulmin tek lokali

Gjatë ditës edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, dha lajmin se ka marrë bekimin e ShBA-ve për transformimin e FSK-së në ushtri.

LEXO Edhe: Haradinaj kthehet nga ShBA: E kemi bekimin e Amerikës për ushtri

LEXO Edhe: Thaçi mori mediet në veri, Haradinaj: Unë shkoj pa medie

Aktualisht, ligjet përmes të cilave i fuqizohet roli FSK-së, janë në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim.

Derisa ka folur për protestën, ai ka vënë në dyshim motivin e qytetarëve për çfarë kanë protestuar.

“Përshendes mbarvajtjen e protestes qe ka qenë e qetë dhe besoj që cdo proteste që organizohet nga cdo kush është shëndet dhe vlerë pëe demorkacinë që po zhvillojmë në Kosovë dhe ndjehem mirë si president i vendit dhe është kulturë qytetare shprehja e opinionit të lirë dhe të respektuar nga të gjithë.”

“Motivi është i paqësndrueshëm, ata nuk janë kundër bashkimit të Luginës së Preshevës.”

 

Të ngjashme