Edhe tri parti të reja aplikojnë në KQZ për regjistrim

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur për nesër mbledhjen e radhës. Në njoftimin e dërguar për media janë bërë të ditur edhe pikat e rendit, raporton EkonomiaOnline.

Ndër to është edhe rekomandim për rishqyrtim lidhur me regjistrimin e tri subjekteve të reja politike.

“Partia Balliste”, “Partia Euroatlantike e Kosovës” dhe “Partia Demokratike e Diasporës”.

Ky është njoftimi i plotë i KQZ-së:

Ju njoftoj se të enjten, 8 gusht, ora 10:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.

RENDI I DITËS:

   Hyrje: znj. Valdete Daka – Kryesuese e mbledhjes së KQZ-së

–          Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së nr.25 /2019.

Aktivitetet e ZRPP-së:

–          Rekomandim për rishqyrtim lidhur me Regjistrimin e Iniciativës Politike “Partia Balliste”;

–          Rekomandim për Regjistrimin e Iniciativës Politike “Partia Euroatlantike e Kosovës”; dhe

–          Rekomandim për Regjistrimin e Iniciativës Politike “Partia Demokratike e Diasporës”.

Raport i Këshillave të KQZ-së;

·         Këshilli për Çështje Ligjore:

–          Njoftim lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2017.

Të ndryshme;

Të ngjashme