Edhe VV e kënaqur me rezultatet e djeshme

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 18:22 | Nga

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka thënë se Vetëvendosje është e para dhe do të vazhdojnë të kërkojnë fitore edhe në komunat që kanë shkuar në balotazh.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka thënë se Vetëvendosje është e para dhe do të vazhdojnë të kërkojnë fitore edhe në komunat që kanë shkuar në balotazh.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se VV është dyfishuar edhe në nivel lokal krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Postimi i Haxhiut në Facebook:

“Qytetarët e Prishtinës i dhanë krahë Shpendit. Tashmë jemi të parët dhe jemi dyfishuar edhe në Asamblenë Komunale. Do të vazhdojmë me mendje e me zemer për Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Podujevën, Dardanën dhe Kaçanikun. Jemi në pritje të rezultateve përfundimtare edhe në Vushtrri.

Siç jemi dyfishuar me 11 qershor në nivel qendror, jemi dyfishuar edhe në nivel lokal krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2013 sepse gjithkund, zgjedhjet lokale maten me zgjedhjet lokale, siç maten zgjedhjet parlamentare midis tyre.

Nuk e kuptoj krekosjen e subjekteve që kanë shënuar rënie të madhe nga zgjedhjet lokale të vitit 2013…Fakti se krekosen për vendin e dytë në bastionet e tyre të dikurshme, si në Prishtinë, flet më së miri për gjendjen e tyre të përpjekjes për të shpëtuar atë që ju ka mbetur?!, ka shkruar Haxhiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme