Edhe VV-ja del me një propozim, kërkon komision shtetëror për të shkruar historinë e UÇK-së

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 18:27 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tribunë dhe bashkëbisedim me temën ”Mbi luftën, UÇK-në dhe zhvillimet që pasuan”.

Aty ishte i pranishëm edhe lideri i VV-së Albin Kurti, i cili kishte një pyetje interesante për panelistin që në këtë rast ishte Rexhep Selimi, raporton EkonomiaOnline.

“A mendoni që 20 pas luftës jemi në fazën e formimi të një komisioni zyrtar për historinë tonë të re për ata që nuk e kanë jetuar dhe përjetuar. Tregu i librit nuk mund të përcaktojë se cila është e vërteta, por disa gjëra duhet shteti t’i marr në dorë. E dyta a do të ishte ma e mirë që të dalim tek një histori më e thellë e UÇK-së. Ajo përtej biografisë të dëshmorëve dhe heronjve dhe të historisë së brigadave batalioneve. A mundë të na zgjeronte dijen për UÇK-në një kalim i tillë, sepse duket që sepse jemi bukur shumë të kufizuar te biografia e dëshmorëve”, tha ai.

Ish-gjenerali  i UÇK-së, Rexhep Selimi  në përgjigjen e pyetjes së Albin Kurtit tha se ka ardhur koha që Kosova ta ketë një komision zyrtar për të shkruar historinë e UÇK-së. Por Selimi është i bindur se ky Komision është i parealizuar me këtë klasë politike.

Andaj, i thotë Albinit që “t’i përvjel mëngët”.

Po vjen koha që Kosova do ta ketë këtë komision zyrtarë për të shkruar  historinë e UÇK-së, komision për të vërtetën e historisë së Kombit Shqiptar, të jesh i bindur se sa t’i kemi në pushtet këta shtrembëruesit nuk do të kemi një gjë të tillë. Këta e kapin edhe komision se qysh e kanë kap edhe shtetin e kanë kap shtetin historinë vlerën. Albin pa u ndryshua qeveria nuk ndryshohet as Kosova prandaj përvjeli duart”, tha ai.

Të ngjashme