Edi Rama: Nëse nuk ka dakordësi, në raundin e katërt e zgjedhim vetë kreun e shtetit

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas përfundimit të seancës plenare ku ka dështuar raundi i parë për zgjedhjen e presidenti.

Ai tha se shumica do të presë deri në raundin e tretë për një dakordësi, në raundin e katër do e zgjedhin vetë.

Sipas tij pakica duhet të jetë pjesë e procesit për të arritur një konsesnsus me mazhorancën, por kjo nuk do të thotë që e drejta për zgjedhjen e presidentit t’i kalojë opozitës, për më tepër kur ajo është shndërruar në disa copa.

Kryeministri Rama kujtoi procesin për zgjedhjen e presidentit në vitin 2012-të, kohë kur në krye të shtetit u zgjodh Bujar Nishani, i cili kaloi vetëm në raundin e pestë me shumicë të thjeshtë, me votat e mazhorancës së asaj kohe.

Rama tha se edhe pse opozita e drejtuar prej tij në atë kohë nuk i kishte votat, sërish mori pjesë në proces, madje duke propozuar edhe emra.

Pyetje-Përgjigje:

Rama: Ndërkohë që nuk më rezulton që ka ndonjë qartësi ndonjë ide ndonjë vullnet nga ana e palëve të tjera.

Gazetari: A e ka PS një emër deri tani?

Rama: Jo?

Gazetari: Nëse PD i kërkon mazhorancës që t’i japë të drejtën opozitën për presidentin?

Rama: Pse PS duhet të dorëzojë të drejtën për të marrë pjesë në proces, dhe t’ia kalojë këtë të drejtë kujt, se nuk po dimë më kë kemi në anën tjetër se kemi lloj lloj copash. Nuk e shoh se ku qëndron logjika në këtë. Ne kemi kaluar në këtë proces kur kemi qenë në opozitë, dy herë, në kohën të drejtimit tim të PS. Një herë kur ne kishim numra të mjaftueshëm për të bllokuar 84-n, pavarësisht se si shkuan gjërat pas, dhe njëherë tjetër kur nuk i kishim numrat. PD i kishte numra për presidentin. Ne u ulëm në proces bëmë përpjekjen tonë dhe shkuam përpara, pavarësisht se shumica e asaj kohe ishte nga radhët e partisë së asaj kohe. Ku është roli që ka pakica të gjejë rrugë për konsensus dhe të jetë i hapur për dakordësi për një emër të propozuar nga shumica./Abcnews.al

Të ngjashme