Tahiri: Deklaratë e padrejtë nga Borrell, ndërmjetësi duhet të jetë i paanshëm

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, në një postim në Facebook e ka komentuar deklaratën pas takimit disa orësh të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Kashtme, Josep Borrell, me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Sipas Tahirit deklarata e Borell ishte e padrejtë pas takimit me të parin e ekzekutivit të Kosovës dhe presidentin serb.

Ajo thekson se kryediplomati europian është dashur të thotë se pala e Kosovës ishte për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2011 për lëvizjen e lirë në lidhje me targat dhe letrat shoqëruese.

Postimi i plotë:

Deklarata e përfaqësuesit të BE-së, Joseph Borrell, sot pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel ishte e padrejtë.

Borrell është dashur të thotë se pala e Kosovës ishte për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2011 për lëvizjen e lirë në lidhje targat dhe letrave shoqëruese, ndërsa pala e Serbisë kundërshtoi zbatimin e plote të kësaj marrëveshjeje.

Nga praktika për mbarëvajtjen e dialogut kërkohet nga ndërmjetësi të jetë i drejtë dhe i paanshëm.

Të ngjashme