Edita Tahiri: Temat e mëdha për vendin kërkojnë përkrahjen e opozitës

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryengeociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri thotë se institucionet u kompletuan por skena politike mbeti e polarizuar.

Ajo shtoi se i takon partisë në pushtet që të gjej rrugët e bashkëpunimit me opozitës meqenëse temat e mëdha për vendin siç thotë ajo, kërkojnë përkrahjen e opozitës.

“Duke mos hyrë në gjëra që i ngjanin pazareve dje, dëshiroj të theksoj se institucionet u kompletuan por skena politike mbeti shumë e polarizuar. Opozita në pjesën më të madhe doli kundër. I takon partisë në pushtet që të gjej rrugët e bashkëpunimit me opozitën sepse temat e mëdha për vendin kërkojnë përkrahjen e opozitës. U pa edhe dje, se po të mos bënte kompromis një pjesë e opozitës. nuk do kishte rezultate”, shkruan Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme