Edona Hajrullahu, Naim Qelaj dhe Xhavit Shala kandidatë për Avokat të Popullit

Prishtinë | 21 Sht 2020 | 10:54 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione me 5 vota për dhe tri abstenime ka votuar raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit, raporton Ekonomia Online.

Emrat e tre kandidatëve që u dërguan për votimin në seancën e radhës janë: Edona Hajrullahu, Naim Qelaj dhe Xhavit Shala.

Deputetët e VV-së kanë abstenuar karshi, këtij raporti.

Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu ka thënë se është e habitur që VV-ja nuk e votoi këtë raport.

Përderisa Fjolla Ujkani deputete e VV-së, ka thënë se duhet të vijë zv.kryeministri Driton Selmanaj të raportojë në komision për takimin në Washington se pse nuk janë diskutuar çështja e të pagjeturve.

“Ne kemi ftuar që Selmanaj të ftohet në raportim në lidhjen me çështjen e të pagjeturve dhe shkuarjen e delegacionit kosovar në Washintgon dhe pse nuk janë përmendur këto çështje”.

Të ngjashme