Efekti Amerikan: Kornizimi i dialogut pezullon taksën, u ruajt Kosova e 17 shkurtit

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri Burim Ramadani ka folur në Info Magazine të Klan Kosovës për çështjen e pezullimit të taksës dhe qëndrimit të kryeministrit Ramush Haradinaj pas kërkesave të SHBA-ve.

Ai ka thënë se Haradinaj ka ofruar për më shumë se dy muaj pezullimin e taksës duke qartësuar këto elemente, njofton Klan Kosova.

”Është qartësuar njëherë e përgjithmonë që dialogu është për njohje. E dyta, po bëhet fjalë për Kosovën e 17 shkurtit. E treta, ky proces duhet të kornizohet në atë se çka do të ndodhë nesër se si do të jetë formati dhe niveli i ndërmjetësimeve”.

“Është e qartë që kryeministri Haradinaj për më shumë se dy muaj e ka ofruar pezullimin e taksës nëse qartësohen këto elemente”.

“E këto janë duke ndodhur”.

“Nuk duhet që Kosova t’i përmbush kushtet nëse Serbia nuk i përmbush ato. Para dy muajve nuk kanë qenë të qarta, letra e Presidentit Trump e ka qartësuar se po flasim për Kosovën e 17 shkurtit”.

“Nuk mund të futet Kosova në një proces në të cilin është i errët. Nëse nuk ka kornizë të njohjes. Periudha e ardhshme do ta qartësojë edhe çështjen e dialogut”.

“Duke u qartësuar pastër njohja, duke u qartësuar pastër që po flasim për Kosovën e 17 shkurtit dhe kornizimin e procesit të mëtutjeshëm – sigurisht që Kosova do të jetë në konsultime në këtë proces”.

“Mund ta cilësoni si të doni, por po flas për pozicione të para dy muajve”.

“Vizita e zyrtarëve nuk ka ardhur para letrës së Trump dërguar Vuçiqit. Tashmë po qartësohet se Kosova është e 17 shkurtit, nuk është tjetër”.

“Ajo që kemi kërkuar vazhdimisht nuk është kërkesë e re. Kërkojmë që procesi i dialogut të ketë kornizim dhe qartësim të dialogut”.

Të ngjashme