Ehat Miftaraj thotë se sekretari i Arben Vitisë ka bërë huqje të madhe me vendimin e djeshëm

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim dje që të anulojë konkursin e shpallur nga ministri i mëparshëm, Armend Zemaj, për punësimin e përkohshëm të 210 profesionistëve shëndetësor në luftën kundër COVID-19.

Ndaj këtij vendimi  të MSh-së ka reaguar Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD).

Ai ka thënë se çdo vendim që merret për të kthyer ligjshmërinë në institucione duhet të jetë i bazuar në ligj dhe procedurë. Sipas tij, sekretari i MSH-së, Naim Bardiqi, në këtë rast ka bërë një huqje të madhe.

Sipas  Miftarajt referenca në rregulloren në bazë të së cilës është marrë vendimi është gabim.

“Kthimi i ligjshmerise ne institucione eshte dhe duhet te mbetet udherrefyes per çdo minister, sekretar te pergjithshem brenda kompetencave dhe pergjegjesive qe ka. Sidoqofte çdo vendim duhet te jete i bazuar ne ligj dhe procedure. Ne rastin konkret, Sekretari Bardiqi paska bere huqje te madhe ne bazen ligjore lidhur me anulimin e ketij konkursi. Referenca ne Rregulloren 2001/19 eshte gabim. Kjo rregullore e UNMIK nuk eshte ne fuqi dhe ska vend ne bazen ligjore te vendimit”, ka thënë Miftaraj.

Miftaraj në reagimin e tij poashtu vë në dyshim se vendimi nuk është përgatitur nga vet Bardiqi.

“Autoriteti yt si Sekretar i Pergjithshem ne MSh nuk buron ne asnje rrethane dhe asnje menyre ne ate rregullore po ne Ligje tjera mbi administraten shteterore, e rregulloret e qeverise mbi fushat e pergjegjesise administrative te Zyres se Kryeministrit dhe Ministrive qe jane te aplikueshme ne Kosove. Mbase dikush ta ka pregatit vendimin, dhe ai dikush nuk duhet te beje gabime te ketij lloji”, ka shkruar Miftaraj në Facebook. 

Të ngjashme