Ejupi-Hajzeraj: Programi i AAK-së do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përmirsimin e jetës tonë

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, PRanvera Ejupi-Hajzeraj ka thënë se programi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë impakt direkt në përmirësimin e jetës tonë.

Postimi i plotë:

Të dashur Qytetarë,Programi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është i analizuar në mënyrë praktike dhe është i lehtë për implementim. Programi i Aleancës do të ketë impakt të drejtpërdrejte në përmirsimin e jetës tonë. Do të jetë program për zhvillim të hovshëm ekonomik ti dalim në krahe qytertarit dhe sektorit privat, një Sistem të Drejtësisë, profesional e të paanshëm.

Une jam , Pranvera Ejupi Hajzeraj, e rritur në diasporë dhe vijë nga bashkëpunimi ndërkombëtar dhe fusha e drejtësisë. Por e rritur si sportiste, Sporti dhe Rinia janë gjithashtu fusha, që për mua janë prioritet! Unë do të jem aty që të përballem me sfidat e së ardhmës Ndryshimi nuk është imponim por është detyrë !Ne po e dojmë ndryshimin!Ne jemi vet ndryshimi!Kosovën do ta bëjme model për rajon në sfera të ndryshme që të mos mbesim vonë me trendet europiane! Ne do të bëhem shembull për arsim dhe shëndetësi, mirëqenje social për të gjithë, për ambient të pastër dhe transparence fiskale.Unë do të jem zëri Juaj, zëri i një gruaje të fuqishme në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Zëri im do të jetë zë i drejte i arsyes që do të pasohet me veprime konkrete deri në realizim të objektivave tona si qytetar në shtetin tonë. Forca e Kosovë jeni ju, qytetarë të atdheut tonë.

Voto AAK 135Pranvera Ejupi Hajzeraj 21

https://www.facebook.com/PranveraEjupiOfficial/posts/464120971632086


Të ngjashme