Ekipi negociator i Kosovës për dialogun me Serbinë nis serinë e takimeve në Bruksel

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 00:49 | Nga

Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga Avni Arifi, dhe në përbërje të Meliza Haradinaj, Alban Dermaku, Ardian Arifaj dhe Blerand Stavileci si dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, kanë zhvilluar një takim më shumë se tre orësh me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian.

Energjia, liria e lëvizjes, bashkëpunimi rajonal, janë disa nga temat për të cilat do të diskutohet në këtë fazë të takimeve, bëhet e fitur në një komunikatë të Qeverisë.

“Delegacioni i Kosovës ka shprehur përkushtimin për dialog, më saktësisht për një dialog në funksion të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë atyre që janë të kyçur në këtë proces”.

“Grupi i ri negociator është i përkushtuar që procesi i dialogut të zhvillohet me transparencë të madhe në raport me qytetarët”, theksohet në komunikatë.

Të ngjashme