Ekipi Negociator takohet për Platformën e Dialogut

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 17:03 | Nga Emine Shehu

Ekipi negociator i Kosovës për dialog ka nisur takimin në ambientet e Kuvendit të Kosovës për harmonizimin dhe finalizimin e platformës për dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Në takim janë parë të kenë hyrë Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Avni Arifi.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë ditës priti në një takim të përbashkët presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, bashkëkryesuesin e Delegacionit Shtetëror për Dialog, Fatmir Limajn, si dhe anëtarët e Delegacionit, Enver Hoxhaj dhe Visar Ymerin.

Pjesëmarrësit në takim janë pajtuar që të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nga pozita dhe opozita, duhet të bëhen bashkë në mbështetje të Platformës së Dialogut, ndërkaq u theksua se uniteti i skenës politike kosovare e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në procesin e Dialogut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme