Ekipi për themelimin e ASK-së, përkrahje edhe nga OSBE

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 16:55 | Nga

Anëtarët e Ekipit Menaxhues për themelimin e Bashkësisë së komunave serbe u takuan sot në Mitrovicë me zëvendësshefin e Misionit të OSBE, Kilian Wahl.

Në një komunikatë të dërguar për media thuhet se të dy palët shprehën kënaqësinë për aktivizimin e Ekipit menaxhues dhe nisjen e procesit të hartimit të Statutit të Bashkësisë së komunave serbe, në përputhje me marrëveshjet nga Brukseli, me mbështetjen e administratës në Prishtinë.

“Përfaqësuesi i OSBE-ja u njoh me aktivitetet e ndërmarra nga ana e Ekipit menaxhues, dhe takimi gjithashtu ishte edhe mundësi për një bisedë fillestare ne lidhje me strukturën dhe elementet përmbajtësore të dokumentit, dhe formatin e formën e ndihmës teknike të OSBE-së në këtë proces.

Anëtarët e Ekipit menaxhues theksuan se vlerat e përfshira në Kartën Evropiane për Vetëqeverisjes Lokale do të jenë edhe pjesa integrale e draft statutit të Bashkësisë së komunave serbe”, thuhet në njoftimin dërguar nga Ekipi menaxhues për themelimin e  Asociacionit të komunave serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme