Ekonomisti Agron Dobruna i bashkohet Alternativës

Prishtinë | 21 Gus 2019 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, përmes një shkrimi në facebook ka bërë të ditur se ekonomisti Agron Dobruna i është bashkangjitur partisë së saj.

Kusari-Lila është shprehur se vlen të veçohet puna e palodhshme e Dobrunës në pozitat menaxheriale në Korporatën Energjitike të Kosovës, KEDS, në bordin e drejtorëve të ndërmarrjes komunale Çabrati. 

Sot në zyret e Alternativës mirëpritëm anëtarin më të ri të subjektit tonë, magjistrin e ekonomisë, Agon R. Dobruna

Agon Dobruna, ka të përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe mban titullin e Magjistrit të Shkencave Ekonomike nga po i njejti Universitet, me temë disertacioni në fushën e menaxhimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe efiqencës se privatizimit.

Agoni për shumë vite ka ushtruar shumë funksione menaxheriale në ndërmarrje publike dhe private në Kosovë. 
Vlen të veçohet puna e tij e palodhshme në pozitat menaxheriale në Korporatën Energjitike të Kosovës, KEDS, në bordin e drejtorëve të ndërmarrjes komunale Çabrati. 
Momentalisht Agoni mban poziten e Menaxherit të Shërbimit të Përkujdesit për konsumatorë në KeSCO, pozitë kjo që bën Agonin përgjegjës për më shumë se 60,000 konsumatorë në Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec.

Bashkë me Agonin më të fortë drejt sfidave të reja që na presin përpara.

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and table
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme