Ekrem Kastrati, një ditë pas betimit angazhohet për furnizimin me ujë të qytetarëve

Malishevë | 02 Dhj 2021 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i ri i Malishevës, Ekrem Kastrati, një ditë pas betimit si kryetar, u zotua se nuk do të ndalet derisa furnizimi me ujë të mos jetë më problem për qytetarët e Malishevës, shkruan EkonomiaOnline.

“Me shumë kënaqësi prita sot në takim kryeshefin ekzekutiv të KRU “Hidroregjionit Jugor”, Zenel Zenelaj, më ç’rast edhe mora urime nga ai me rastin e marrjes së mandatit të kryetarit, si dhe diskutuam lidhur me ecurinë e marrëveshjeve në proces, me theks të veçantë për shqetësimet e qytetarëve tanë, lidhur me mungesën e furnizimit me ujë”, shkruan Kastrati në Facebook.

Si kryetar i Komunës së Malishevës, ai shton se do të jetë i përkushtuar maksimalisht dhe bashkëpunues, derisa furnizimi me ujë të mos jetë më problem për qytetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme