Ekspertët e VV-së e LDK-së diskutojnë për energjinë, çështjet sociale, kulturën e rininë

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 15:12 | Nga Hasan Hoti

Ka filluar takimi i gjashtë ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim do diskutohet për energjinë, çështjet sociale, kulturë dhe rini.

Nga LDK në takim po marrin pjesë: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami dhe Lumir Abdixhiku.

Ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Besnik Bislmi dhe Hekuran Murati.

Ky takim është në vazhdën e takimeve për arritjen e marrëveshjes për koalicion mes këtyre dy partive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme