Eksperti amerikan-Hotit: Mos prano që Ujmani të quhet “Liqeni Trump”, ose jep dorëheqje

Prishtinë | 26 Sht 2020 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Eksperti amerikan për Ballkanin, njëherit profesor, Alon Ben Meir, ka komentuar propozimin për ndryshimin e emërtimit të Liqenit të Ujmani në Liqenin e Presidentit Tumpit.

Alon Ben Meir, këtë reagim e bëri pasi që Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e mbështeti një gjë të tillë, të propozuar nga i dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan, Richard Grenell.

Eksperti amerikan tha se Hoti duhet të ndihet i turpëruar që ka lejuar Trumpin ta manipuloj deri në këtë shkallë. Ai tha se një veprim i tillë çnderon shtetin e Kosovës.

Ai gjithashtu kërkoi nga shqiptarët e Kosovës ta refuzojnë vendimin e gabuar të Hotit për të riemërtuar Liqenin ose përndryshe të kërkojnë dorëheqjen e tij.

“Çdo shqiptar nga Kosova duhet të refuzojë vendimin e gabuar të Hotit për të riemërtuar Liqenin, për të mbrojtur integritetin e vendit dhe të kërkojë që Hoti ose të ndryshojë vendimin e tij ose të japë dorëheqjen”, deklaroi Ben Meir, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Kryeministri i Kosovës, Hoti duhet të ndihet i turpëruar me veten e tij që ka lejuar Trumpin ta manipuloj deri në këtë shkallë. Që Hoti të pranojë të riemërtojë Liqenin e Ujman në Liqenin e Presidentit Trump nuk bën gjë tjetër veçse çnderon Kosovën. Trump është një President i akuzuar, që nuk është gjë tjetër veçse një politikan i korruptuar, një gënjeshtar i varur pa moral. E ashtuquajtura marrëveshje e normalizimit ekonomik që Hoti e karakterizoi si “një hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”. nuk është gjë tjetër veçse një iluzion i trishtuar dhe një mashtrim. Marrëveshja madje nuk e angazhon Serbinë që t’i japë fund, njëherë e përgjithmonë, fushatës së saj të mbrapshtë për të çregjistruar Kosovën, por thjesht ta pezullojë atë për një vit. Çdo shqiptar nga Kosova duhet të refuzojë vendimin e gabuar të Hotit për të riemërtuar Liqenin, për të mbrojtur integritetin e vendit dhe të kërkojë që Hoti ose të ndryshojë vendimin e tij ose të japë dorëheqjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme