Eksperti amerikan kritikon qeverinë e Kosovës: Po merret me çështje që s’i takojnë një shteti të ri

Prishtinë | 06 Gus 2021 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir ka kërkuar nga Kosova të forcojë pozicionin e saj nëse dëshiron më shumë vëmendje ndërkombëtare.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të angazhohet në procese të cilat i takojnë kombi të ri, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, përderisa qeveria e Kosovës përfshihet në procese që nuk i takojnë, është problem që të vazhdohet përpara në aspektin socio-ekonomik.

“Por përderisa qeveria e Kosovës vazhdon të angazhohet në aktivitete që nuk janë në përputhje me atë që kërkohet nga një komb i ri që dëshiron të rritet dhe përparojë, ky është një problem”, ka shkruar ai.

Sipas Ben Meir, përpjekjet politike nuk duhet ndalur asnjëherë nga akterët politik në Kosovë.

Postimi i plotë i Ben Meir:

Kosova duhet të forcojë pozitën e saj në vend në çdo mënyrë në mënyrë që të fitojë më shumë vëmendje dhe më shumë njohje nga bashkësia ndërkombëtare. Por përderisa qeveria e Kosovës vazhdon të angazhohet në aktivitete që nuk janë në përputhje me atë që kërkohet nga një komb i ri që dëshiron të rritet dhe përparojë, ky është një problem. Duhet bërë vazhdimisht përpjekje për të përmirësuar kushtet socio-ekonomike dhe politike në vet Kosovën.

Të ngjashme