Eksperti ushtarak: Gjeneralët i kanë treguar Vuçiqit cfarë do t’i bëjë NATO nëse e sulmon Kosovën

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Ish-ushtaraku italian dhe eksperti i strategjisë së mbrojtjes së NATO-s, Thomas Theiner thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbrëmë ka marrë një mesazh të qartë nga Aleanca, përmes një oficeri të Shtabit të Përgjithshëm të dielën në mbrëmje.

“Mendoj se mbrëmjen e kaluar oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë i shpjeguan Presidentit Vuçiq se nëse ai urdhëron ta sulmojë Kosovën, avionët luftarakë të NATO-s do të shfaqen mbi forcat serbe brenda disa orësh dhe do të fillojnë t’i bombardojnë ato… dhe brenda 48 orëve Brigada Ajrore 173 e Ushtrisë Amerikane do të jetë ukur me avion në Aeroportin e Prishtinës dhe Brigada e Paratrofistëve të Ushtrisë Italiane “Folgore” ulet me avion në Aeroportin e Gjakovës (të cilin ushtria italiane e ndërtoi për këtë qëllim)”, shkroi Theiner.

“E ndjekur një ditë më vonë nga Brigada e Mekanizuar e Ushtrisë Italiane “Pinerolo”, e cila është e vendosur në Bari dhe rreth saj, dhe do të ankorohej nga Divizioni i 3-të Detar i Marinës Italiane me anijet e tij amfibe nga Brindisi në Durrës brenda 2 ditëve. Nga Durrësi në Mitrovicë, anijeve Freccia IFV me rrota të Pinerolo-s dhe shkatërruesve të tankeve Centauro u duhen 6 orë falë autostradës A1 të bashkëfinancuar perëndimore”, ka shkruar eksperti ushtarak.

Thomas Theiner

Shkurtimisht, ai thotë se NATO ka 23 vjet që trajnohet për ta mbrojtur Kosovën në raste të tilla.

“Shkurt: NATO ka 23 vjet që planifikon dhe trajnohet për ta mbrojtur Kosovën; nëse serbët ndonjëherë shkojnë ta ballafaqojnë NATO-n”, shkruan ai, dhe thotë se kjo do të merrte fund “në ajër brenda pak orësh” dhe “në tokë brenda pak ditësh”.

“Dhe NATO u sigurua që gjeneralët e Serbisë ta dinë këtë… por Vuçiq është një klloun”, shkroi Theiner.

Të ngjashme