Ekspozitë me 59 fotografi nga Prekazi, Osmani: S’ka asgjë më të çmuar se kujtesa historike

Prishtinë | 06 Mar 2021 | 15:23 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

U.d së presidentes, Vjosa Osmani,  në hapjen ekspozitës me 59 fotografi me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, tha se duhet të punohet deri në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, raporton Ekonomia Online.

“Jemi këtu shkaku asaj që ndodhi 23 vjet me parë. Ekspozita e sotme është për të nderuar 59 të rënët në Prekaz. Nëprmjet syrit të shtatë fotografëve. Secila fotografi ka një mesazh. Rruga që e kemi kaluar nuk ishte e lehtë. Përjetuam vrasje e dhunimet dhe ende jetojmë me pengun e akoma të pagjeturëve për të cilët nuk duhet të ndalemi derisa të zbardhet fati i tyre”, tha ajo.

“S’ka asgjë më të çmuar se kujtesa historike”, tha tutje ajo.

Përveç ushtrueses së detyrës të pranishëm janë edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett, kryetari i VV-së, Albin Kurti, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, si dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni.



No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Lexo më shumë:

Të ngjashme