Elezi: Deri të premten në mesnatë janë rinumëruar 129 vendvotime

Prishtinë | 19 Tet 2019 | 11:12 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon procesi i rinumërimit të 530 vendvotimeve ndërkaq deri të premten  në mesnatë janë rinumëruar 129 vendvotime.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një prononcim për Ekonomia Online tha se në bazë të dinamikës së tanishme, rinumërimi pritet të përfundojë para fundjavës së ardhshme.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri të premten në mesnatë janë  rinumëruar 129 vendvotime nga 530 sa është numri i përgjithshëm për të cilat ka vendosur Komisioni Qendror i zgjedhjeve ditë më parë. Po shpresojmë që deri para fundjavës së ardhshme të arrimë të përmbyllim të gjithë këtë proces rinumërimi”.

Elezi ka shtuar se KQZ në faqen e saj është duke përditësuar formularët pas rinumërimit të vendvotimeve dhe atyre të plotësuar në vendvotim në mënyrë që subjektet politike dhe kandidatët të bëjnë krahasimet.

“Sa i përket rinumërimit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon në ëeb faqen e KQZ-së të gjithë formularët të cilët plotësohen pas rinumërimit të këtyre vendvotimeve, gjithashtu afër tyre publikohen edhe formularët e vjetër të cilët janë plotësuar në vendvotim dhe çdo palë  e interesuar mund ti shohë këta formularë dhe të bëjë krahasime ndërmjet tyre”.

KQZ-ja do të fillojë me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta sapo të përfundojë procesi i rinumërimit të këtyre 530 vendvotimeve.

“Sapo të përfundojë procesi i rinumërimit i të gjitha këtyre vendvotimeve për të cilat ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të krijohen kushtet për të filluar procesi tjetër atë të numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”.

Elezi tha se pas shpalljes së rezultatetve përfundimtare nga KQZ-ja, subjektet politike dhe kandidatët mund të bëjnë ankesën e tyre në Panelin Zgjedhorë për Ankesa dhe Parashtesa.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpallë rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve pas përfundimit të procesit të rinumërimit, të votave me kusht, votave me post dhe votave të personave me nevoja të veçanta, në momentin kur të mbyllen të gjitha këto çështje atëherë janë krijuar kushtet që KQZ, të shpallë rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve, rezultatet përfundimtare të subjekteve politike dhe të kandidatëve”.

“Me shpalljen e rezultatit përfundimtarë të zgjedhjeve nuk përfundon procesi zgjedhorë pasi dihet që, subjektet politike dhe kandidatë  mund të bëjnë ankesën e tyre në Panelin Zgjedhorë për Ankesa dhe Parashtesa lidhur me rezultatin të cilin e shpallë Komisioni Qendror i zgjedhjeve, ne duhet të presim vendimmarrjen e këtij  për të proceduar më tutje drejt certifikimit të  rezultatit përfundimtarë, në rast se një subjekt politik ankohet në Panelin Zgjedhorë për Ankesa dhe Parashtresa dhe hedhë poshtë ankesën e subjektit politik në fjalë, i njëjti mund të parashtroj ankesën në gjykatën supreme. Ne duhet të presim si institucion vendimmarrjen e këtyre dy institucioneve për të proceduar  drejt certifikimit përfundimtarë të zgjedhjeve”, tha ai për Ekonomia Online.

Të ngjashme