Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se janë rinumëruar 433 vendvotime.
“Gjatë ditës së shtunë, 16 nëntor, janë rinumëruar 134 vendvotime. Pra, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është: 433 vendvotime apo rreth 31%”, tha ai.