Elezi: KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 16:03 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se ky institucion do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme sa i përket certifikimit të kandidatëve për deputetë, raporton Ekonomia Online.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes së cilave vërtetohen vendimet e KQZ-së”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it, pra do të presim sepse në fund të tyre ka këshilla juridike, sipas të cilave është e lejuar ankesa në Gjykatën Supreme”, ka thënë Elezi.

PZAP-ja me anë të vendimi ka vendosur të moscertifikoj kandidatët për deputetë të cilët janë të dënuar në tri vjetët e fundit.

Në mesin e atyre që s’është certifikuar është edhe kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti.

Të ngjashme