Eliot Engel: I lumtur për punën që është bërë në këto vite

Prishtinë | 18 Shk 2018 | 12:54 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, në fjalimin e tij në seancën solemne të kuvendit, tha se është i lumtur për punën që është bërë në këto vite.

Engeli bëri thirrje që të përkrahet marrëveshja me Malin e Zi për shkak që, sipas tij, kjo marrëveshje do t’ia hapë rrugët asaj drejt integrimit evropian, raporton Ekonomia Online.

“Ndoshta disa deputetë mendojnë që kjo marrëveshje është e drejtpërdrejtë, por kjo do ta ndryshojë rrugën e Kosovës.”

Engel tha se shpreson që Kosova shumë shpejt të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe të pranohet nga shtetet e Bashkimit Evropian.

Të ngjashme