Eliza Hoxha: Nëse s’mund të bëni mirë për vendin, së paku mos bëni dëm

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Dje deputetët e rinj në Kuvendin e Kosovës  janë betuar për marrjen e mandatit të tyre të ri.

Deputetët janë betuar që si deputetë të Kuvendit të Kosovës me nder dhe përkushtim do të kryejnë punën e tyre dhe do të punojnë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Aty ishte e pranishme edhe deputetja Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Instagram tha se pavarësisht roleve, e rëndësishme është të bëjmë përditë diçka të mirë për vendin. E nëse jo, të paktën të mos bëjmë dëm.

Postimi i plotë:

26.12.2019

E çuditshme dhe interesante është jeta.

Kush e kishte menduar që kur po e instaloja ekspozitën për të pagjeturit në Kuvendin e Kosovës, pas 10 muajsh do jem në Kuvendin e Kosovës në cilësi tjetër.  Pavarësisht roleve, e rëndësishme është të bëjmë përditë diçka të mirë për vendin. E nëse jo, të paktën mos bëjë dëm.

Të ngjashme