Elmi Reçica në Zvicër, takim me qytetarë dhe kryesinë e re të nëndegës së PDK-së në Kantonin Jura

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Elmi Reçica gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, sot ka vizituar nëndegën e re të PDK-së në Kantonin Jura me qendër në Delemont, me të cilët ka bashkëbiseduar për zhvillimet në Kosovë dhe perspektivën për të ardhmen.

Përmes një postimi në Facebook, Reçica ka thënë se kryesia e re e kësaj nëndege dhe aktivistët e PDK-së në Kantonin Jura janë të përkushtuar që të shpalosin vizionin e partisë për të ardhmen e vendit dhe të diasporës.

“Qytetarët tanë në Zvicër gjithmonë kanë qenë shtylla kryesore e mbështetjes për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. PDK do të jetë afër secilit qytetar në diasporë për t’i koordinuar së bashku hapat e duhur për krijimin e kushteve sa më të favorshme për kthimin e dijes, përvojës dhe kapitalit të tyre për zhvillimin e Kosovës.”, ka shkruar Reçica.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme